Lajmet e fundit

Pas 30 ditësh pushim, nxënësit u kthyen në bankat shkollore.
Këtë ditë ata thanë se mezi e pritën, derisa u frikësuan që për shkaqe të grevave të mësimdhënësve, mund t’u shtyhet procesi mësimor.
Në shumicën e shkollave të kryeqytetit, procesi mësimor filloi në skenarin A.
Mirëpo pati edhe të atilla që mësimin e kanë filluar në distancë për shkak të dëmeve që kanë bërë reshjet e shiut një javë më parë.
Në të njëjtën ditë që ka filluar gjysmëvjetori i dytë, Sindikata e Arsimit ka përsëritur kërkesën e saj për 100 euro shtesë dhe kontratën kolektive, mosrealizimi i të cilave sipas Rrahman Jasharaj, mund të çojë sistemin arsimor në greva.