Lajmet e fundit

Të gjithë maturantët në Suharekë janë bërë bashkë duke adresuar një kërkesë Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, lidhur me çështjen e mbajtjes së mbrëmjes së maturës por edhe ekskursionit në Shqipëri.
Lutja e bërë me shkrim, ka qenë në koordinim me drejtorë të shkollave, por edhe me prindër, njofton Klan Kosova.
Maturantët që janë rreth 750 këtë vit në Suharekë, po presin që kërkesa e tyre të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Këta të fundit, nuk kthyen përgjigje për Klan Kosovën, gjatë së enjtes në pyetjet e dërguara.