16.11.2015 · përditësuar para 3911 dite1 min lexim
10 nxënësit dhe 12 mësimdhënësit nga fshati i Rashanit, që pësuan aksident me automjetin me të cilin po transportoheshin për në shkollë, janë të gjithë jashtë rrezikut për jetë.
Vetëm një nxënës dhe dy mësimdhënës janë dërgua për në spitalin e qytetit, ku pas ofrimit të ndihmës së mjekut, janë kthyer për në shtëpitë e tyre, pa probleme të mëdha shëndetësore, ndrysa nxënësit tjerë janë trajtuar në ambulancën e fshatit në Rashan, thuhet në komunikatën e dërguar nga komuna e Mitrovicës.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, Pajazit Hajzeri, ka vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit e aksidentuar të shkollës së Rashanit.
Hajzeri ka thënë se “fatbardhësisht nxënësit dhe arsimtarët kanë shpëtuar pa telashe më të mëdha në aksidentin i cili ka mundur të jetë fatal për ta”.
Drejtori Hajzeri po ashtu ka bërë të ditur se mësimi në shkollën e Rashanit ka vazhduar normalisht dhe se kanë munguar vetëm nxënësi dhe dy mësimdhënësit e dërguar në spital, por të cilët janë zëvendësuar me mësimdhënës të tjerë.
Ai ka shtuar, se pas raportit të policisë, do të shqyrtohet përgjegjësia e kompanisë së kontraktuar për transportimin e nxënësve dhe mësimdhënësve dhe në bazë të raportit do të ndërmerren masat adekuate
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.