Lajmet e fundit

Në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, nxënësit e klasave 8 dhe 9 të shkollës fillore "Meto Bajraktari" në Prishtinë janë duke ndjekur disa ligjërata nga prokuroria e Kosovës dhe Ambasada Amerikane në Kosovë.
Ky aktivitet po mbahet me qëllim të vetëdijësimit të nxënësve për raportimin e dhunës ndaj tyre në rrugë, familje e shkolla.
Prokurorja e Shtetit Laura Pula apeloi tek nxënësit që ta shfrytëzojnë këtë institucion për të gjitha rastet që mund të hasin në shprehje të dhunës ndaj tyre .
Gjatë kësaj ligjërate ndër të tjera u tha që dhuna nuk konsiderohet vetëm abuzim, vrasje por sipas saj kjo po shprehet edhe përmes rrjeteve sociale, njofton Klan Kosova.