Lajmet e fundit

Grupi i parë i nxënësve ka filluar të kthehet në shkollë në provincën Hubei të Kinës e cila ishte epiqendra e shpërthimit të virusit.
Nxënësit e klasës së 9-të dhe 12-të, që kanë provime të rëndësishme gjatë verës, do të jenë të parët që do të kthehen sërish në shkollë. Maturantët do të mund t’i nënshtrohen testit që përcakton se në cilin universitet mund të hyjnë.
Shumica e nxënësve të klasës 12 në pjesë të tjera të Kinës tashmë janë rikthyer në shkollë në muajin mars.
Të gjithë nxënësit në Hubei duhej të testoheshin për koronavirus para se të ktheheshin në shkollë. Po ashtu do të ketë masa për të siguruar distancimin social, si ndarjet në mensën e shkollës.