Lajmet e fundit
Falë një aksioni të një grupi nxënësish të shkollës Syosset High School , 9 vjeçarja kosovare Rina po shërohet në spitalin e St.Fracnis Hospital nga një sëmundje e zemrës. Për këtë veprim amerikanët e rinj i ka falënderuar edhe ambasadorja e re kosovare në Washington, Vlora Çitaku.

Një grup i të rinjve nga Long Island kanë një qëllim të përbashkët.
E hëna shënoi fillimin e një jave të plotë të shpëtimit nga sëmundjet e zemrës rreth gjithë botës dhe kësaj ia arritën. Rina 9 vjeçare nga Kosova është 12 mijë kilometra larg nga shtëpia,por studentët e Syosset High School e bënë këtë distancë më të lehtë më pritjen e ngrohtë që ia bën kosovares.
Jeta e vajzës së vogël do të shpetoj nga një operacion i zemrës në saje të një komuniteti të dashur me qëllim ambicioz. Studentët e Syosset shpenzuan një vit për të rritur fondet për një inciativë globale. Operacione zemre për shtatë fëmijë nga shtatë kontinente në shtatë ditë, është iniciativa globale e këtyre studentëve.
“Kjo ishte diçka më e madhe se vetja jonë. Ne ia arritëm ta mbledhim të gjithë zonën së bashku,gjithë komunitetin”, u shpreh Alexis Shore studente.
Falë atyre do të bëhen operacione zemre për fëmijë në El Salvador, Filipinet,Xhamaika,Izrael, Uganda dhe Vatikan.
Në Long Island ,Rina u takua në spitalin St.Francis Hospital me doktorin e cili ia dhuroi kohën e tij vajzës së vogël për mbylljen e një vrime në zemrën e saj. Pa këtë ndërhyrje ajo ka pak gjasa për një jetë të gjatë.
“Është një efekt kumulativ gjatë viteve, që shkurton rritjen e saj dhe në fund arrin tek ajo”. Dr. Sean Levchuck shpjegon.
Rina dhe nëna e saj nuk flasin anglisht por e shprehen falënderimin dhe mirënjohjen e tyre përmes ambasadores së tyre.
“Është diçka shumë emocionale, por në të njëjtën kohë është lehtësuese që ajo do të jetojë” u shpreh Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës.
“Është e mrekullushme që mundëm t’i ndihmojmë që ajo të jetoj një jetë të shëndetshme”,Lindssay Grossman tha.
Koordinimi me dhjetë kombe të ndryshme dhe me fëmijët nga bota e largët ishte një mësim jetësor.
“Ata janë mishëruar aq shumë me shpirtin e ndjeshëm’’,tha Carisa Steinberg
“Shumë njerëz thonë se fëmijët nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë ,por ata na e dëshmuan të kundërtën”.Dana Elpren u shpreh.
Operacioni i Rinës do të bëhet të Mërkuren.Prognoza është se ajo do të rikuperohet tërësisht.
Studentët deri tani kanë mbledhur 50 mijë dollarë, që janë mjaftueshëm para për një operacion zemre për një fëmijë 8 vjeçar. marrë nga :/www.newyork.cbslocal.com