Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 16-të.
Sfida goxha interesante pritet të zhvillohen në Prishtinë dhe Gjilan.
Gjilani i Debatik Currit, e pret në shtëpi Llapin, njofton Klankosova.tv.
Gjilanasit nuk dinë për humbje në katër xhirot e fundit.
Kurse, llapjanët pas disfatës së fundit në shtëpi nga Dukagjini, kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë në platformën Artmotion, në Sport1.
Në anën tjetër, Prishtina në "Fadil Vokrri" luan kundër Ferizajt.
Të dyja këto skuadra s'dinë për fitore në katër xhirot e fundit.
Kjo lojë transmetohet në kanalin Sport 2, njofton Klankosova.tv.
Skuadra nga kryeqyteti, e ka humbur edhe pozitën e parë dhe patjetër do të kërkojnë të kthehen te fitorja, derisa ferizajasit synojnë të largohen të pamposhtur nga kryeqyteti.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.