Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një nuse në Kavajë të Shqipërisë ka shkuar në qendrën e votimit përpara dasmës.
E veshur si nuse, vajza e re ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë ditë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët, raporton Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë që procesi i votimit në Shqipëri ka tashmë katër orë e gjysmë që ka filluar dhe deri tani janë paraqitur vetëm problematika të vogla.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.