Lajmet e fundit

Harnaam Kaur, është një grua që vuan nga një çrregullim hormonal.
Sindroma Polycystic Ovary (është një çrregullim i sistemit endokrin që bën që grave t’u rriten qimet shumë shpejt).
Ajo është duke e thyer tabunë se si duhet të jetë një grua e bukur, transmeton Klan Kosova.
Kaur jeton në Britaninë e Madhe.
Qysh në moshën 11 vjeçare asaj kishte filluar të i dilte mjekrra.
Ajo gjithmonë është përqeshur nga shoqëria për këtë çrregullim, e pas shumë viteve të ngacmimeve dhe tentimit për të e vrarë vetën, ajo vendosi që të e pranojë vetën ashtu siç është.
Ajo është lindur në një familje që i përket fesë sikë (e cila e ndalon heqjen e qimeve trupore), e lidhja e saj me fenë e bëri atë kështu siç është sot.
“Kur isha 16 vjeçe, kam vendosur që të pagëzohem dhe që në atë moment unë rash në dashuri me fenë time”.