Lajmet e fundit

Historiani Nuri Behxheti ka komentuar mesazhet që dha kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, për korrigjimin e kufirit, gjatë vizitës së tij mbrëmë në Kosovë.
Ai tha se kancelari i ri i Austrisë në fakt nuk ka përcjellë asnjë mesazh.
‘BE nuk mund ta pengojë nëse ka dialog mes Serbisë dhe Kosovë. BE është e autorizuar për të sponsorizuar këtë dialog. Në episodat e fundit që nuk janë bërë të qarta çfarë ndodhi, nuk besoj që me kancelarin austriak është bërë e qartë’.
‘Çfarë mesazhi përcolli ai? Nuk ka përcjellë asnjë mesazh. I madhi me të madhin asnjëherë nuk prishet me të voglin, i fort me të fortin nuk prishet me të dobëtin’.
‘Kufiri aktual i vendosur mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të ishte kufiri më stabil, për mua do të ishte mirë që të mos prekej kufiri. Nëse brenda Kosovës ka pakica është mrekulli për këtë shtet, ashtu siç është mrekulli për pakicat e Serbisë’.
‘Më mirë mos të preket kufiri, politikanët shqiptarë do ta shesin ndryshe. Ky është kufi shumë stabil’.