Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj në “Kosova Today” foli për temën “Asnjë shqiptar në Policinë e Serbisë”.
Ajo tha se një shtet që udhëhiqet nga Aleskandar Vuçiq, pritet një trajtim i tillë, transmeton Klankosova.tv.
Nuraj shton se për fat të keq, shqiptarët në Serbi janë vetëm, e interesimi nga Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, nuk është dhe aq i lartë, sipas saj.
“Ne e kemi mësuar tash që një shtet i cili është i udhëhequr nga ana e Aleksandar Vuçiqit, i cili në vitin 1994 ka thënë se për një serb ka me vra 100 myslimanë, shqiptarë dhe boshnjakët, ajo dihet që ky shtet nuk është shteti jonë, nuk është shteti që na jep të drejtat për jetesë, dhe nuk ka dha të drejtën për me punu”, tha Nuraj.
“Unë kam folur edhe më herët, interesimi nga ana e Shqipërisë dhe nga ana e Kosovës është tepër e keqe, sepse me dialogun duhet të mbarojnë të gjitha. Qysh janë t’u fol për të drejtat e serbëve në Kosovë, ashtu duhet me hy edhe për të drejtat e shqiptarëve të Serbisë, në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e Sanxhak. Por për fat të keq ne këtu jemi vetëm”.
https://youtu.be/WpSOLdCFhkc
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.