Lajmet e fundit

Menaxheri Nuno Espirito Santo do të largohet nga Wolves në fund të sezonit me marrëveshje të përbashkët me klubin,
Portugezi 47-vjeçar, i cili u largua nga Porto për të marrë drejtimin në 2017, fitoi titullin e kampionatit në sezonin e tij të parë, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Wolves përfundoi i shtati në Premier League në dy sezonet e kaluara dhe në shtator Nuno nënshkroi një zgjatje të kontratës tre-vjeçare në 2023.
"Ne i arritëm qëllimet tona, e bëmë atë me pasion dhe e bëmë së bashku", tha ai.
"Që nga dita e parë kur arritëm në Compton [terren stërvitjesh], ambicia jonë ishte të bëjmë një ndryshim pozitiv dhe ta shtyjmë këtë klub futbolli përpara", tha Nuno.
"Unë jam krenar të them se ne e bëmë atë çdo ditë.
"E diela do të jetë një ditë shumë emocionuese, por unë jam aq i lumtur që tifozët do të kthehen në Molineux dhe ne mund të ndajmë një moment të fundit të veçantë së bashku, si një paketë".