Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali është rrritur gjatë të hënës. Dje janë regjistruar 636 vdekje që janë 100 më shumë se dita e kaluar kur ishin regjistruar 525 vdekje.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen Civile ndonëse është rritur numri i vdekjeve, numri i rasteve të reja është zvogëluar ndjeshëm.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali, qysh prej kur ka shpërthyer pandemia më 21 shkurt, ka arritur në 16,523 – që është vendi me më së shumti vdekje në botë.
Numri i rasteve të konfirmuara është rritur për 3599 - që në total e çon numrin e të prekurve në 132, 547 – që është rritja më e ulët qysh prej 17 marsit.
Para të hënës, rritja e numrit të rasteve ka qenë në një mesatare prej 4050-6557, transmeton Klan Kosova.
Edhe numri i personave të shëruar është rritur, pasi të hënën janë raportuar 22,837 persona krejtësisht të shëruar, derisa një ditë më parë ishin 21,815.
Këto statistika kanë ngjallur shpresën se koronavirusi është duke u larguar nga Italia - një prej vendeve me statistika të frikshme të vdekjeve.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.