Lajmet e fundit

Afërsisht 100 mijë persona janë zhvendosur nga vatrat e tyre, që prej fillimit të operacionit për të çliruar Mosulin perëndimor.
Kjo shifër vjen nga Ministria e Migrimit dhe Zhvendosjes së Irakut, transmeton Klan Kosova.
Numri i tyre është rritur që prej fillimit të luftimeve që nisën më 19 shkurt.
Jassem Mohammed al-Jaff – ministër e ka dhënë këtë shifër këtë të diel.
Ai ka treguar se 10 mijë e 607 veta kanë arritur në kampet e refugjatëve ditën e fundit të javës.