Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para për votimin e diasporës nëpërmjet postës.
Nga 8.51 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka 1 mijë e 293 vota apo 45.79 për qind, e cila ka një epërsi të ngushtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila deri më tani ka marrë 1 mijë e 10 vota, apo 35.76 për qind.
E treta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila nga 8.51 për qind të votave të numëruara ka marrë 335 sosh apo 11.86 për qind, transmeton Klankosova.tv.