Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Hungari janë mbyllur, teksa dalja në votime ishte më e larta ndonjëherë.
Gara kryesore zgjedhore ishte ndërmjet kryeministrit aktual, Viktor Orban, që është që 16 vjet në pushtet, dhe udhëheqësit opozitar, Peter Magyar.
Deri më tani, sipas faqes zyrtare të qendrës së votimit në Hungari, janë numëruar 45.71%, ndërsa prin bindshëm Tisza, që ka sigurar deri më tani 135 ulëse në Kuvendin hungarez, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, Fidesz–KDNP: ka 57 ulëse, kurse Mi Hazank ka vetëm 7 ulëse.

●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.