Lajmet e fundit

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë duke u numëruar votat e diasporës ku deri më tani po prin Lëvizja Vetëvendosje me 2083 vota e pasuar nga LDK me 1053.
E treta me 555 vota është PDK-ja, koalicioni AAK-PSD ka marrë 281 dhe Nisma-AKR-PD ka 187, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka thënë se procesi i numërimit të votave të diasporës të ardhura me vonesë ka filluar pas vendimin të Gjykatës Supreme.