Lajmet e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar udhëheqësve të tjerë institucionalë e politik që kanë takuar ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.
Haradinaj takimin e bëri të ditur në llogarinë e tij në Facebook, derisa tha se kishte nderin të takonte amerikanen, transmeton Klan Kosova.
“Mirënjohje dhe respekt për punën dhe angazhimin e Nuland. Mirënjohje dhe respekt për SHBA-të”, shkroi Haradinaj, duke mos dhënë detaje, për atë që është biseduar gjatë takimit.