Lajmet e fundit

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland sot do të ketë një vizitë disaorëshe në Tiranë.
E sigurt është tashmë se në fokus të takimeve të saj do të jetë pikërisht reforma në drejtësi.
Kështu, fillimisht Nuland do të takohet me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati rreth orës 14:30.
Më pas zyrtarja amerikane do të takojë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rreth orës 15:30, takim i cili do të mbahet në hotel “Rogner” dhe bashkë me kreun e opozitës do të jenë edhe deputetët Oerd Bylykbashi e Aldo Bumçi, shkruan Top Channel.
Takimi i fundit është parashikuar me kryeministrin Rama i cili ndodhet ende në Varshavë dhe pas tij zyrtarja amerikane do të lërë Tiranën.