Lajmet e fundit

Ndihmësekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland viziton sot Tiranën, në një përpjekje për të bindur palët për ta votuar me konsensus reformën në drejtësi.
Nuland do të takohet për këtë çështje me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.
Takimi me Bashën është parashikuar në orën 15.30, ndërsa me Ramën në orën 18.00.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit do të pritet në një takim edhe nga Ministri i Jashtëm, Bushati, në orën 14.30, shkruan Lapsi.