Lajmet e fundit

Para disa minutave në vendvotimin në shkollën "Rasim Kiqina" në Drenas, u raportua për një problem, saktësisht një debat për të cilin disa dëshmitarë të kësaj shkolle kanë thënë se ndodhi mes një kryesuesi të LDK-së dhe njërit nga vëzhguesit e Nismas, njofton Klan Kosova.
Por, Shefqet Bytyqi, menaxher i qendrës, ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem dhe se çdo gjë ka shkuar për së mbari.
“Deri në orën 10 kanë qenë për mbi 200 votues”.