Lajmet e fundit

Një foshnjë është marrë nën kujdes pasi u gjet e varur tek një burrë në Oktoberfest, i cili ishte shumë i dehur dhe nuk mund t'i ndalonte të vjellat.
Një vizitor i tronditur në festivalin popullor të birrës gjermane, vërejti një burrë të rënë në afërsi të daljes, me një fëmijë të ngjitur në pjesën e përparme të tij, njofton The Local, transmeton Klan Kosova.
Kur një 28-vjeçar nga Teksasi ra në njërën anë, turisti në fjalë mori fëmijën prej tij dhe e lajmëroi policinë.
Kur policia arriti në Oktoberfest të enjten, ata gjetën se burri ishte aq i dehur saqë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej pyetjeve të tyre.
Zyrtarët morën foshnjën njëvjeçare në stacionin qendror të Mynihut. Ndihma për fëmijë në kryeqytetin bavarez vendosi që ta merrte fëmijën nën kujdes.
Oktoberfest është festivali më i madh i birrës në botë, duke tërhequr një audiencë globale për përzierjen e birrës së fortë dhe ushqimin tradicional bavarez.
Organizatorët presin që numrat e vizitorëve të rikthehen përsëri në gjashtë milionë në vit pas një rënie në 2016 për shkak të motit të keq dhe frikës së sigurisë.
