Lajmet e fundit

Një protestë e paralajmëruar se do të mbahet sot për të kundërshtuar vënien e flamurit shtetëror, ka dështuar.
Gjithçka ishte paralajmëruar se do të nisë në orën 13:00, por aty nuk ka pasë asnjë lëvizje, përveç atyre rutinore, njofton Klan Kosova.
Aty herët në mëngjes është vënë sot flamuri shtetëror, më i madh, sesa ai që ishte vendosur mbrëmë dhe po vazhdon të valojë në shtizën që deri dje valonte flamuri kombëtar.
Në këtë zonë është parë numër më i madh i policëve që duket se kanë qenë të angazhuar për të menaxhuar gjithçka rreth protestës së paralajmëruar.