Lajmet e fundit

Mocioni për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, nuk ka kaluar pas votimin në kuvend.
Mocioni i dalë nga interpelanca e thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së u votua nga 99 deputetë, prej të cilëve 36 votuan “për”, 49 prej tyre “kundër” dhe tre të tjerë kanë abstenuar.
Interpelanca është thirrur nga Grupi Parlamentar i LDK-së, me ç’rast Armend Zemaj ka kërkuar shkarkimin e menjëhershme të zëvendëskryeminstrit Gashi për gjuajtjen me armë.
Kërkesës për shkarkimin e Dardan Gashit, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i është përgjigjur duke thënë që është ende herët të marrë masa, ngaqë personat e përfshirë në rastin e gjuajtjes me armë janë në procedure gjyqësore.