Lajmet e fundit

Për të diskutuar për vdekjen e Astrit Deharin u mblodhën 40 nënshkrime që të thirret një seancë parlamentare.
Por dikush në momentin e fundit e tërhoqi firmën e tij.
Bislim Zogaj i PDK-së ishte ai që ndërroi mendje derisa tha se e hoqi firmën e tij të vënë më 12 nëntor, pasi që nuk është i gatshëm për seancë të jashtëzakonshme duke preferuar që të priten rezultatet e hetimit për vdekjen e Deharit.
Ky zhvillim bëri që përfaqësuesit e Vetëvendosjes të dalin demostrativisht nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, njofton Klan Kosova.
I pari i Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli tha se ky subjekt nuk i bëri askujt presion që të vë ose heq nënshkrim në kërkesën për seancë ku do të flitej për Astrit Deharin.
Kronikë nga Besnik Tahiri.