Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë një rezolutë për gjendjen e krijuar në veri të Mitrovicës.
Kjo rezolutë është vënë në votim, pas një interpelance të kryeministrit Isa Mustafa në seancën e kaluar ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë të krijuar në këtë pjesë të Mitrovicës.
Rezoluta ka dështuar pasi nga 25 deputetë që kanë votuar gjithsesj, 23 prej tyre kanë votuar “pro” dhe 2 kanë abstenuar, njofton Klan Kosova.