Lajmet e fundit

Grupi i meshkujve “One Direction” padyshim që është një nga bendet më të famshme të kohës.
Edhe pse shumë të famshëm ky grup nuk i ka më shumë se pesë vjet që është themeluar.
Por tash pesë vite pas, një anëtar i tyre është larguar, e ai është Zayn Malik.
Por edhe pse ai më nuk është anëtar i këtij grupi, Malik dhe të tjerët mbetën prapë miq, transmeton Klan Kosova.
Liam Payne ka shkruar në Twitter, për të falenderuar anëtarët e bendit të tij.
“Wowww5 vjet, 5 djem një rrugtim i mrekullueshëm, dhe unë nuk mund të i’u falenderojë aq sa duhet, e faleminderit shumë Lous, Niall, Harry dhe Zayn për gjithçka”, ka shkruar Payne në rastin e përvjetorit të pestë të grupit të tij.
Zayn i’a ka kthyer menjëherë falenderimin mikut të tij “Faleminderit vëlla”, ka shkruar Zayn.
Për fansat që janë shumtë në të gjithë botën, këto fjalë të tyre ishin shumë shpresëdhënese se ndoshta Zayn mund të ribashkohet prapë me anëtarët e tjerë.