Lajmet e fundit

Greva e punëtorëve të administratës së gjykatave e cila është paralajmëruar të nisë nga e hëna është pezulluar deri në tetor.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, Bahri Jashari.
Ai tregoi se përfaqësuesit kësaj sindikate kanë zhvilluar takime me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, të cilëve ua kanë shpalosur edhe njëherë kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës.
Për këtë arsye punëtorët administrativë do të presin deri me 1 tetor për të parë nëse këto kërkesa do t’u realizohen.