Lajmet e fundit

Një anëtar i ekipit të fluturimit të Marinës së SHBA-së u vra të dielën kur parashuta e tij nuk funksionoi gjatë një kërcimi në ekip, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Ekipi i njohur si “Brigjet e Brishtë” po bënte një kërcim të koordinuar në qytetin e Jersey, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara të javës së Flotës, tha në një konferencë për shtyp John Scorby Jr. nga Marina.
Mjeti nuk u hap si duhet dhe mbaroi në lumin Hudson. Personeli i Gardës Bregdetare mori parashutistin dhe e dërguan në Qëndren Mjekësore të Jerseyt, ku në 13:10 ai u shpall i vdekur, shton Scorby.
Java e Flotës është një festë njëjavore gjatë së cilës njerëzit në zonën e Nju Jorkut mund të takohen me marinarë, detarë dhe roje bregdetare, ku edhe dëshmojnë aftësitë e tyre tënë shërbimet detare.