Lajmet e fundit

Qendra më e madhe e votimit në Prizren nuk u hap me kohë.
Menaxherja e kësaj qendre deklaroi se kjo ndodhi për shkak se është si qendër e re e votimit dhe se derisa i kanë dërguar aty materialet KQZ-ja.
“Ne kemi qenë gati prej ditës së djeshme, por për shkak të komisionerëve dhe materialeve ndodhi vonesa”, deklaroi ajo.
Qytetarë të shumtë u panë duke pritur në radhë për të votuar, dhe shprehën indinjatën për vonesën.
“S’e kanë ditë që ka zgjedhje, për qata janë vonu”, deklaroi një qytetar.
Ndërkaq një tjetër u shpreh se nuk e ka problem faktin i është dashur të presë meqenëse është pensionist, por shtoi se sërisht nuk është në rregull kjo gjë.
Në Komunën e Prizrenit janë gjithsej 182 mijë qytetarë me të drejtë vote.