Lajmet e fundit

Planet për rihapjen e pjesërishme të aeroportit të Brukselit këtë të premte janë ndalur në mes pas një greve nga policia e aeroportit për shqetësimet rreth sigurisë.
Aeroporti ndërkombëtar i Brukselit, është mbyllur pas sulmit vetëvrasës në sallën e nisjeve më 22 mars, transmeton Klan Kosova.
Policia i ka thënë BBC, se masat e sigurisë ishin të pamjaftueshme për të bërë rihapjen e aeroportit.
I ashtuquajturi Shteti Islamik kishte marrë përgjegjësinë për sulmet në aeroport si dhe në metro nga të cilat mbetën të vrarë 32 persona.