20.04.2017 · përditësuar para 3390 dite1 min lexim
Kryeprokurori i shteti Aleksandër Lumezi, ka për tu lavdëruar me punën që organi i akuzës ka bërë në vitin 2016.
Lumezit u mburr me numrin e madh të rasteve të zgjidhura, e siguroi se askush nuk do të merret në përgjegjësi penale pa të drejtë, njofton Klan Kosova.
Por, kur është fjala për këtë çështje, i pari i prokurorisë së shteti nuk dha as një koment për rastin e ish kryetarit të gjykatës kushtetuese Enver Hasani, për të cilin Gjykata Suprem ka konstatuar se është ndjekur pa të drejtë nga organi i akuzës.
E tëra çka tha ishte një arsyetim i shkurtër për rastin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri e atij të Gjilanit, Lutfi Hazir, akuzat ndaj të cilëve, gjykata i ka hudhur poshtë që në seancën fillestare.
Ndërkohë shtoi se kanë nxjerr aktvendim për rifillim të hetimeve, në rastin e njohur të Dafina Zhubit, për të cilën ishte konstatuar se ka kryer vetëvrasje e më vonë një institut zviceran, kishte vërtetuar se ishte vrasje.
Lumëzi tha se tani do të kërkohet super-ekspertizë për këtë rast.
Kronikën e ka përgatitur Dibran Istrefi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.