Lajmet e fundit

Thomas Markle, babai i Meghan, tha si ishte “i mbushur me dashuri, gëzim dhe lumturi”, pasi dëgjoi lajmin për shtatzëninë e saj.
“Ai ishte një moment krenar”, i tha “The Mail on Sunday” në një intervistë. “Një fëmijë është një bekim dhe mezi pres që të shoh një Meghan të vogël ose një Harry të vogël”, transmeton Klan Kosova.
Të hënën, Pallati i Kensington njoftoi se Princi dhe Dukesha e Sussex presin fëmijën e tyre të parë ndërsa babai i Meghan, 74 vjeçar, tha se ishte duke pritur të kalonte kufirin SHBA-Meksikë kur dëgjoi lajmin.