Lajmet e fundit

Numri i kumanovarëve që po grumbullohen për të bllokuar rrugët, pas informacionit se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dëshiron të vizitojë këtë qytet, po rritet nga çasti në çast, raporton reporteri i gazetës “Lajm” nga tereni.
Ata janë shpërndarë në disa pika, nga supozohet se mund të arrijë në qytet kryetari i BDI-së, nëse është i vërtetë informacioni se ai dëshiron të vizitojë Kumanovën.
Kumanovarët dje për “Lajm” paralajmëruan se Ahmeti nuk është i dëshirueshëm në këtë qytete, sepse është fajtori kryesor për ngjarjet e 9 dhe 10 majit, kur u zhvilluan luftime në Lagjen e Trimave. Kundër ardhjes së Ahmetit shprehen edhe vetë strukturat e BDI-së në këtë qytet, e posaçërisht njerëzit e afërt të Xhemail Rexhepit-Komandant Shqiponjës, sepse vlerësojnë se ai u bë viktimë e lojërave të kreut të BDI-së me degën partiake në Kumanovë.