Napoli ka fituar 0:1 ndaj Monzës në xhiron e 33-të të Serie A-së duke e barazuar me pikë Interin në krye të tabelës, me 71.
Atyre iu mjaftoi një gol me kokë i skocezit Scott McTominay në minutën e 72-të për t'i arkëtuar tri pikë.
Sidoqoftë, Zikaltrit kanë mundësinë të ikin sërish me pikë pasi kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Bologna-s të cilën e luajnë nesër.
Pritet një ndeshje e vështirë për Zikaltrit pasi Bologna po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, teksa Monza sot ia vështirësoi jetën vetes pasi po e betonon edhe më shumë pozitën e fundit në tabelë me vetëm 15 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.