Lajmet e fundit

Gunther nga Friends ka thënë se nuk do të bëhet asnjëherë film nga ky serial i famshëm, transmeton Klan Kosova.
Friends ka mbetur ende i famshëm nëpër botë që kur ka përfunduar në vitin 2014, por aktori James Michael Tyler ka thënë se krijimi i filmit nuk do të ishte ide e mirë.
“Ka të bëjë me njerëzit në të njëzetat e tyre që mundohen ta gjejnë vetveten, dhe tani t’i shohësh po ata njerëz në moshën 40 vjeçare nuk do të ishte e njejtë”, ka thënë ai.