Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka thënë për Klan Kosovën se nuk dëshiron të spekulojë rreth ndonjë date se kur shteti i tij do ta njeh pavarësinë e Kosovës.
Këtë deklaratë ekskluzive për Klan Kosovën e dha pas përurimit të pllakës përkujtimore për nder të 43 ushtarëve sllovakë që vdiqën pas një aksidenti ajror.
Ai gjithashtu u shpreh se Kosova është në rrugë të drejtë për t’u integruar në BE dhe se i duhet ende kohë për të përmirësuar dialogun brenda vendit e poashtu atë me Serbinë.
Kryediplomati sllovak më pas ka thënë se gazi lotsjellës nuk është zgjidhje.