Lajmet e fundit

Qeveritarët e Kosovës i kanë prezantuar para Komisionit Europian të arriturat në përmbushjen e kritereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të Liberalizimit të Vizave.
Të dërguarve të Bashkimit Europian, kryeministri Isa Mustafa, ua ka përmendur reformat nëpër të cilat po kalon Kosova.
Ai ka thënë se reforma të thella po bëhen në Administratën Publike që ajo të jetë në funksion të qytetarëve dhe e papolitizuar, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, deklaratave të Mustafës iu përgjigj Drejtori i Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, Jean-Eric Paquet.
Ai ka tha se të gjeturat e raportit për MSA-në do të diskutohen këtë verë dhe se shpreson të jetë bërë progres në liberalizimin e vizave.
Para qeveritarëve kosovarë, drejtori Paquet është shprehur i shqetësuar për dështimin e Kuvendit që ta miratojë legjislacionin për themelimin e Gjykatës Speciale.
Kronikë nga Dibran Istrefi.