Lajmet e fundit

Enis Qazimi u shpreh i befasuar nga vendimi për largimin e saj, duke vlerësuar dimensionin e personalitetit që ajo kishte treguar gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Unë ende nuk po besoj që Alba është larguar. Ajo ka qenë shumë dimensionale”, u shpreh ai.Ndërkohë, Bujar Gjonaj kritikoi mënyrën se si, sipas tij, Alba kishte trajtuar çështjen e mbulimit.
“I ka ofenduar ato të cilat janë mbuluar sipas rregullave bazë. Janë disa rregulla, është diçka që shkon gradualisht”, tha Gjonaj.Nga ana tjetër, sociologia Ambera Kelmendi u ndal te aspekti emocional dhe psikologjik i deklarimeve të Albës, duke përmendur simbolikën që ajo kishte përdorur.
“Ndjësia e mbulesës është diçka tjetër, është një qetësi, është një mburojë, është një pastërti, është një kënaqësi”, tha ajo./Klankosova.tv