Lajmet e fundit

Tashmë jemi në prag të sezonit të provimeve e disa studiues universitarë kanë sugjeruar që nuhatja e rozmarinës përmirëson memorien.
Një studim i cili është zhvilluar me nxënës të cilët kanë punuar në një dhomë të mbushur me aromë rozmarine, në formë të vajit të thjeshtë, tregon që këta nxënës kanë arritur rezultate nga 5% deri në 7% më të mira në testimet për memorie.
Mark Moss nga Universiteti Northumbria ka deklaruar që këto rezultate konsistojnë me ato që kanë treguar edhe të rriturit.
Sipas tij ky studim mbështet atë që është besuar tashmë për qindra vite, në lidhje me përfitimet e rozmarinës.