Lajmet e fundit

Mbi 500 studentë të Kolegjit Universitar “Dukagjini” nga Peja, i janë bashkuar që nga dita e sotme operatorit publik Vala, duke u bërë pjesë e pakos n’Trip.
Nënshkrimi të kontratës mes Vala-s dhe kolegjit Dukagjini, i parapriu marrëveshja që u nënshkrua ditë më parë nga Vala dhe kolegji Universum, ku 3 mijë studentë nga ky kolegj iu bashkuan operatorit publik Vala.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe Menaxheri i Përgjithshëm i Kolegjit “Dukagjini”, Kastriot Gjocaj, transmeton Klan Kosova.