Lajmet e fundit

Ed Sheeran e ka provokuar dëshirën e shumë fansave të këtyre dy grupeve muzikore që më nuk ekzistojnë.
Këngëtari i hitit “Photograph” e ka postuar një fotografi të tij në Instagram, së bashku me ish anëtarin e grupit ‘NSYNC Joey Fatone dhe atë të grupit Backstreet Boys Howie Dorough, të cilës ia ka shtuar edhe përshkrimin: ”Ne po e krijojmë një grup të ri”, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse e dimë që kjo është një shaka, do ta pyesnim Ed se pse po luan me ndjenjat e fansave, duke qenë se me vite të tëra pritej që këto dy grupe të bëhen bashkë.
https://instagram.com/p/7Y7vqZEpE3/?taken-by=teddysphotos