Lajmet e fundit

Lideri i grupit NRG Band, Besnik Qaka, ka paralajmëruar këngë të re, njofton Klan Kosova.
Ai ka postuar një fotografi në llogarinë tij në Instagram, me të cilën ka bërë të ditur se projekti muzikor do të jetë i shoqëruar me klip për të cilin është përkujdesur EMF Creative.
Këngëtari nuk ka zbuluar asgjë më tepër, duke lënë fansat e tij në pritje deri në publikimin e këtij projekti për të cilin ka thënë se do të jetë gati së shpejti.
Kujtojmë që Besniku gjatë kësaj vere, erdhi në bashkëpunim me këngëtaren e re Baby G, me të cilën mblodhën miliona shikime në youtube.