Lajmet e fundit

Shumë ndërtesa të cilat Ndërmarrja publike banesore i ka ndërtuar janë të uzurpuara nga persona të ndryshëm tash e 17 vite.
Kompanitë publike të cilat kanë dhënë mjetet për ndërtimin e këtyre banesave për punëtorët e tyre,tash po kërkojnë nga NPB që të gjejë zgjidhje e të largojnë nga ato banesa uzurpatorët.
Mbi 4000 prona Ndërmarrja Publike Banesore nuk i ka në menaxhim ani pse në të kaluarën i kanë takuar asaj, njofton Klan Kosova
Kështu tha Njazi Muatafa, zyrtar i departamentit për prona në këtë ndërmarrje. Ai tha se ligji duhet të qartësoj njëherë e mirë menaxhimi e tyre.
Ndiqeni ecjen e përgatitur nga gazetarja Arbresha Fazliu.