Skuadra që e zuri Premier Ligën angleze në befasi, Nottingham Forest, duket se sot edhe vetë u zu në të njëjtën situatë.
Kjo pasi u mposht thellë nga skuadra tjetër në formë, Bournemouth.
Nottinghami, jo vetëm që u mposht, por humbi me rezultat shumë të thellë prej 5-0.
Goli parë u shënua në pjesën e parë nga sulmuesi në formë, Justin Kluivert, ndërsa katër golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.
Me këtë fitore, Nottingham mbetet në vendin e tretë me 44 pikë, kurse Bournemouth u ngjit në të 6-tin duke e lënë prapa edhe Cityn, që luan nga ora 18:30 kundër Chelseat. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.