09.03.2016 · përditësuar para 3773 dite1 min lexim
Kjo do të jetë historia më ngushëlluese që ju do të dëgjoni.
Një pinguin që përshkon në notim 5 mijë milje për cdo vit vetëm për tu ritakuar me njeriun që i shpëtoi jetën atij.
Dicka e tillë ndodhi në një plazh në Brazil, ku pinguini u përlye me naftë duke i bërë atij të pamundur lëvizjen.
Megjithatë peshkatari Joao Prerira, e pastroi pinguinin e Magelanit e duke u kujdesur pastaj disa ditë për të për të i shpëtuar jetën madje i vuri edhe emrin Dindim, përcjellë Klan Kosova.
Ndërsa tani pinguini Dindim, noton cdo vit pothuajse me 5 mijë milje vetëm për ta takuar njeriun që dikur i shpëtoi jetën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.