Lajmet e fundit

Për dy ditë më radhë në Prishtinë është mbajtur kampionati i Kosovës në Not.
Në të dy konkurrencat, pjesëmarrëse ishin rreth 180 garues.
Më të mirët nga këtu, do të kenë shanse që ta përfaqësojnë vendin edhe në arenën ndërkombëtare.
“Nga ky aktivitet do të përzgjidhen katër sportistë që do të jenë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror që mbahet në Emirate të Bashkuara Arabe”, tha Astrit Haliti, kryetar i Federatës së Notit.
Ndërsa, Arbana Ymeri garoi për herë të parë në këtë garë, megjithatë ajo fitoi të gjitha medaljet e mundshme.
“Po kam pak më shumë vullnet, po shpresoj që me marrë vendin e pare edhe po i japi sa më shumë që po mundem”, tha ajo.
Anise ky sport në vend nuk gëzon vëmendje të madhe, kosovarët po pretendohen se janë të talentuar.
“Kosovarët kanë talent por na duhet përkrahje nga shteti, prej shoqërisë, dhe na duhet paksa të rritet mentaliteti”, tha Ethem Ahmeti, trajner i notit.
Në fund, klubi i Notit Besa nga Malisheva u zgjodh si më i miri në kategorinë e meshkujve, ndërsa në atë të femrave, ishin notaret e klubit H2O nga Prishtina, që dolën triumfuese.