Lajmet e fundit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, në lidhje me notën e protestës për shkak të vizitës së tij në Mitrovicën e Veriut, ka thënë që “kjo është muzike për veshët e mi”, shkruan Kkontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
Më tutje ai ka shtuar që autoritetet e Prishtinës më mirë është që të merren me normalizimin e marrëdhënieve dhe lirisë se lëvizjes.
“Unë nuk e kuptoj si dikush që nuk është anëtar mund të dërgoj një notë proteste” ka thënë Gjyriq.
Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës, ka dërguar notë proteste në Bashkimin Evropian për vizitën e Gjuriq në veri të Mitrovicës, pasi që të njëjtit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë nga po e njëjta ministri.