Lajmet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, sot zhvilloi një bisedë telefonike produktive me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide.
Ministrja Haradinaj Stublla tha se Kosova është falenderuese ndaj Norvegjisë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm, njofton Klan Kosova
“Në thirrjen e sotme telefonike me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë Znj. Ine Eriksen Søreide kërkova përkrahjen për finalizimin e procesit të Liberalizimit të Vizave me zonën Schengen ku Norvegjia bën pjesë, dhe gjeta mbështetjen e plotë për këtë proces”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës.
Gjatë bisedës, homologet shkëmbyen pikëpamje edhe rreth dialogut për njohje reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë dhe u dakorduan që aspirata evropiane do të duhej të jetë katalizator për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë.