Lajmet e fundit

North West është “kapur” në flagrancë në dollapin e Kim Kardashian.
Trevjeçarja i provoi një palë çizme ngjyrë metalike të nënës së saj – dhe fotografia e postuar në Instagram e dëshmon se vogëlushja tashmë ka shije sa i përket modës, transmeton Klan Kosova.
“Nuk e mendoja se kjo do të ndodhte aq shpejt”, shkroi Kim. “Vogëlushja ime duke i vjedhur këpucët e mia. Të paktën kishte shije të mirë”.
North shumë shpesh i ka përshtatur veshjet e saj më ato të së ëmës, kështu që nuk është befasi që e ka ndërruar veshjen e princeshës me çizmet 1.700 dollarëshe.
“Ndonjëherë, kur blej gjëra, i blej dyfish – një për mua dhe një për të”, ka thënë Kim. “Ajo thjesht pëlqen t’i vjedhë aksesorët e mi, kështu që kemi vendosur t’i ndajmë”.